Saturday , June 19 2021

Kerry në Moskë, kërkon bashkëpunim kundër IS-it

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të qëndrojë sot dhe nesër në Moskë për të ofruar bashkëpunim më të madh ushtarak kundër grupit militant Shteti Islamik, me kusht që Rusia dhe Siria nisin tranzicionin politik në Damask, transmeton Fakte.
Gazeta Washington Post raporton se Kerry bart me vete një propozim të madh për bashkëpunim në luftën kundër Shtetit Islamik dhe Frontit Al Nusra.
Sipas gazetës, Shtetet e Bashkuara do të sugjerojnë krijimin e një komande të re ushtarake që do të koordinojë fushatën ajrore në Siri. Kjo komandë do të përfshinte zyrtarë amerikanë dhe rusë.
“Grupi i Përbashkët i Implementimit do të vendsej pranë Amanit në Jordani”, raporton Washington Post./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *