Thursday , August 5 2021

Kerry: Bombardimet në Alepo, krim kundër njerëzimit

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka deklaruar këtë të shtunë në Paris se, regjimi sirian është fajtor për krime kundër njerëzimit dhe për krime lufte.

Bombardimet e verbëra të regjimit në Alepo shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe përbëjnë në shumë raste krime kundër njerëzimit, luftës dhe duhet të marrin fund menjëherë”, ka thënë Kerry.

Këtë deklaratë shefi në ikje i diplomacisë amerikane e ka bërë në përfundim të një takimi me përfaqësues të 10 vendeve perëndimore dhe arabe, që kundërshtojnë regjimin e Damaskut.

Kerry ka shtuar se, konflikti në Siri, e sidomos beteja e qeverisë së Bashar al Assad për të rimarrë Alepon, “është katastrofa më e rëndë që prej Luftës së Dytë Botërore”.

Ai ka nënvizuar se është e nevojshme që palët e përfshira në këtë konflikt të rikthehen në tryezë për bisedime, për të shmangur që Alepo “të shkatërrohet tërësisht”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *