Thursday , November 15 2018

Kërkohej 1/2, dolën vetëm 1/3 në referendum

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka vijuar me publikimin e rezultateve të referendumit për emrin të zhvilluar dje. Nga rezultat e para preliminare shihet se referendumi është i dështuar pasi që në bazë të listës zgjedhore me 1.8 milionë banorë, nuk është arritur censusi prej mbi 50%.

Sipas të dhënave të fundit nga përpunimi i 98.64 për qind të të dhënave nga vendvotimet kanë votuar 661.393 qytetarë apo 36,87%, percjell Fakte.

Por kjo dalje ka treguar se shumica e qytetarëve janë deklaruar pro referendumit. Në bazë të dhënave nga 99 për qind të materialeve të përpunuara, “PËR” janë prononcuar 91,48 për qind ose 605.016 e qytetarëve, “ndërsa “kundër” janë 5,64 për qind ose 37.312 vota.

Fletëvotime të pavlefshme janë 2,99 për qind.

Sipas këtyre të dhënave, në votim dolën 660.980 votues ose jehona në votime është 36,87 %.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski në konferencën e fundit me gazetarët tha se KSHZ-ja do të njoftojë rezultatet zyrtare në afatet e përcaktuara me ligj dhe kjo pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme. Referendumi i së dielës për emrin ishte konsultues dhe jo obligativ, pasi që marrëveshja për emrin duhet të marrë dritë jeshile nga Kuvendi./Ina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.