Tuesday , August 21 2018
epa06693925 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci atttends a press conference with President of the European Council Donald Tusk (unseen) during a meeting in Pristina, Kosovo, 26 April 2018. Donald Tusk arrived in Pristina for a one day official vist. EPA-EFE/PETRIT PRENAJ

Kërcënohet familja e Presidentit Thaçi, ja detajet

ë person nga fshati Jabllanicë e Klinës është arrestuar para dy ditësh me dyshimin se ka kërcënuar familjen e presidentit në fshatin Burojë të Skenderajt.

Sipas burimeve të kallxo.com, fshatari i Jabllanicës ka shkuar në shtëpinë e familjes ku ka kërcënuar familjarët. Arsyeja e kërcënimit është pakënaqësia e qytetarit me ndarjen e një subvencioni në bujqësi, percjell Fakte.

Lajmi është konfirmuar edhe nga prokurorja Fikrie Sylejmani, e cila është duke e hetuar rastin.

“Vëllai i presidentit është ankuar për kërcënim” ka thënë prokurorja. Ajo ka shtuar se motivi i kërrcënimit është pakënaqësia që personi i dyshuar e kishte rreth një granti.

Personi është arrestuar dhe unë kamë kërkuar paraburgimin e tij” ka thënë prokurorja Sylejmani. Ajo ka thënë se për momentin nuk mund të japë më shumë detaje.

Avni Zaiti zëdhënës i policisë në Mitrovicë tha se një person është ankuar në stacionin policor të Skenderajt për kërcënim. Sipas Zahitit policia ka arrestuar personin e dyshuar dhe është duke i zhvilluar hetimet.

Presidenti i vendit nuk ka në kompentencën e tij ndarjen e subvencioneve në bujqësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.