Tuesday , March 2 2021

Kërcënimi i policit maqedonas i papranueshëm për zv.ministrin Nuhiu

Opinioni në Maqedoni është trazuar së fundi nga statusi i një pjesëtari të policisë maqedonase, ku ky i fundit kërkon ballafaqim fizik me protestuesit (nuk dihet edhe nëse është fjala për  protestues të të ashtëquajturit “Revolucion Laraman”), dhe që njerësh përbetohet se do është i gatshëm që t`i shtypë më tanke për hir të atdheut. Ky lloj përbetimi, më shumë se të kujton sheshinTianmen në Pekin, ku gjatë protestave të rinisë kineze në vitin `90, trupat e tyre u shtypën me tanke, opininonit shqiptar i ka asocuar me rastin tragjik të shkeljes së vogëlushit 4-vjeçar  me makinë Almirit nga bashkëqytetari i tij maqedonas në Kumanovë, Boban Iliq.

Robert Minov, që sipas fotos dhe shënimit të tij, duhet të jetë polic i njësive speciale të Maqedonisë, tregon me krenari se ka rrahur përgjakshëm protestuesit, madje duke kërkuar që ta mbajnë mend atë.

Ndërkohë, portali tesheshi.com ka kontaktuar zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agim Nuhiun që të marrë qëndrimin e tij lidhur me këtë çështje. Sipas tij dhe duke i’u referuar kornizave ligjore asnjë nga zyrtarët të cilit do qoftë sektor në MPB nuk guxojnë të nxitin urrejtje ndëretnike, e aq më pak të merren fizikisht me qytetarët mbi bazë të paragjykimeve dhe stereotipeve, ndryshe vijojnë sanksionet.

“Asnjë punonjës në MPB nuk guxon të nxisë urrejtje dhe mostolerancë. Nuk ka policë që guxon të merret fizikisht me qytetarët e vendit mbi bazë të paragjykimeve dhe stereotipeve. Gjuha e urrejtjes është e papranueshme. Gjithsecilin e presin sanskionet kur bie ndesh me standardet thelbësore”, deklaroi për portalin tesheshi.com, zv/ministri i MPB-së, Agim Nuhiu.

xhabir deralla

Nga ana tjetër, edhe kryetari i organizatës joqeveritare “CIVIL”, Xhabir Deralla ka dënuar çdo përpjekje të qytetarit, e në veçanti të policëve të cilët janë përbetuar se do ta ruajnë sigurinë e qytetarëve që të nxisin konflikte dhe të shpallin armiqësi me qytetarët si rasti në fjalë. Ndërsa sipas tij, nëse vërtetohet se ky rast ka elementë të urrejtjes ndëretnike, gjithçka është falë politikës së mbjellë të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

“Këto qëndrime të tij në rrjetet sociale, nëse vërtetohen se bëhet fjalë për status të facebookut autentik, atëherë mund të konstatojmë se i njëjti është indikator i situatës dhe sjelljeve të pushtetit ndaj qytetarëve për sigurinë e të cilëve ky njeri është betuar që do të kujdeset dhe merr rrogë nga po të njëjtët qytetarë.  Përveç se është kërcënuar dhe e ka thyer ligjin me vet kërcënimin për dhunë, ai ka pranuar që tashmë ka kryer vepër penale. Mirëpo, e gjithë kjo sipas meje është manovër e nxitur pikërisht nga pushteti. Lideri i partisë në pushtet tashmë me vite të tëra mban fjalime të mbushura me kërcënime dhe urrejtje, dhe me këtë në mënyrë të drejtpërdrejt nxit dhunë dhe sjellje devijante”, ka deklaruar  Xhabir Deralla, kryetar i organizatës joqeveritare “CIVIL”. /tesheshi.com

aaq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *