Thursday , April 22 2021

Këpucë falas për fëmijët skamnorë për Bajram

Shoqata humanitare “NUN”, për momentin po ndanë këpucë falas për fëmijët skamnorë, raporton Fakte. Në hyrjen e kompleksit “Çairçanja” në Çair, ka filluar shpërndarja e këpucëve falas për fëmijë, prindërit e të cilëve nuk janë në mundësi për t’i gëzuar ato për festën e Bajramit.

Viteve të fundit varfëria ka kapluar popullatën shqiptare në Maqedoni, shoqata humanitare dhe individë që kanë mundësi, ndihmojnë skamnorët me bukë falas gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *