Tuesday , June 22 2021

Kë po gënjen BDI?

Para disa ditësh e përditshmja “Utrinski vesnik” kishte shkruar për udhëtimin e zv.Kryeministrit të Maqedonisë Musa Xhaferi në Nju Jork, si dhe kishte shtruar dilemën nëse i njejti kishte udhëtuar me ftesë të Gjykatës së Nju Jorkut në lidhje me aferën korruptive “Magjar telekom”, pasi nga Qeveria kishin deklaruar se Xhaferi nuk ka udhëtuar zyrtarisht në SHBA.

Menjëher pas kësaj partia BDI doli me qëndrimin se ky ishte vetëm një spekulim, pasi, sipas BDI, Musa Xhaferi kishte udhëtuar në SHBA me ftesë të ish presidentit amerikan Bill Klinton, duke postuar edhe një foto të përbashkët të të dyve për ta vërtetuar takimin.

Mirëpo, siç mëson Fakte.Net, ky ishte vetëm një tentim për të gënjyer shqiptarët dhe për të fshehur arsyen e vërtetë të udhëtimit të Xhaferit në Nju Jork.

Fotografia rezulton të jetë nga takimi i përvjetorit të dytë të “CGDC Center for Global Dialogue and Cooperation” i mbajtur në maj të vitit 2012 në Vjenë./FAKTE.Net

2015-10-16 14.20.01

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *