Thursday , December 13 2018

KB Shkupi thellon krizën, mundet edhe nga Ohri

Klubi i basketbollit Shkupi thellon edhe më tepër krizën, pasi sot u mposht nga Ohri me rezultatin 101:90, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 8-të në Ligën e Parë të basketbollit të Maqedonisë. Perioda e parë u dominua nga “Bardhekaltrit” e Çairit të cilët avansuan me shifrat 23:19, teksa në periodën e dytë të dyjat skuadrat ishin të barabarta duke dhuruar spektakël në parket, percjell Fakte.

Perioda e 3-të rezultoi të jetë fatale për vendasit, pasi basketbollistët e Ohrit ishin të saktë në finalizime duke çuar epërsinë në + 16 pikë. Deri në fund ekipi i Shkupit u mundua më të gjitha forcat të përmbysë rezultatin, megjithatë miqtë administruan mirë takimin duke regjistruar fitoren e parë sezonale.

Në këtë mënyrë skuadra e Shkupit nuk lëviz nga vendi i fundit në renditje, duke mbetur skuadra e vetme pa fitore në kampionat./Shenja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.