Wednesday , December 12 2018

KB Liria kërkon ‘kokat’ e Federatës së Basketbollit në Maqedoni

Klubi i basketbollit nga Shkupi ‘Liria’ ka kërkuar ndryshime në udhëheqësinë e FBM-së, shkruan Fakte. Kjo për shkak të referimit skandaloz dhe politikës kundër klubeve shqiptare, siç thuhet në njoftimin e këtij klubi.  Ja reagimin e plotë të klubit shqiptar nga Shkupi:

Për shkak të referimit skandaloz dhe politikës kundër klubeve shqiptare, kërkojmë ndryshime në udhëheqësinë e Federatës së Basketbollit të Maqedonisë, deri atëherë ne si KB Liria 77 Basket ndërpresim garat e mëtutjeshme në ligën e dytë të basketbollit.

Vendimin e Federatës që të na dënoj me 32000 denarë dhe ndalesë për pjesëmarrje në një ndeshje, ја e vlerësojmë si vazhdimsi e qëllimeve dashakeqe ndaj klubit tonë që e filluan referët në ndeshjen në Kumanovë më 17.11.2018, dhe vazhdoi në ndeshjen e rradhës në Çair me 24.11.2018 me KB Akademia FMP, kur si pasojë e faulit të ashpër të cilin kinse referët nuk e panë një lojtar i yni përfundoi në spital me këmbë të lënduar.
Nëse qëllimi i Federatës së Basketbollit me vendime të këtilla tendencioze është që të mos ketë ekipe shqiptare, atëherë e ka arritur qëllimin sepse Kryesia e KB Liria 77 Basket ka sjellur vendim të ndërpres pjesëmarrjen në garat e mëtejme të ligës së dytë derisa të ketë ndryshime në udhëheqësinë e federates.

Për të gjitha këto probleme dhe me kërkesën për ndyshime në Federatën e Basketbollit të MAqedonisë së shpejti do ta njoftojmë më detaisht opinionin në PRESS Konferencë, por edhe organet ndërkombtëare të basketbollit dhe sportit në përgjithsi, si dhe do të kërkojmë përkrahje edhe nga klube tjera.

Është koha që opinioni ta mësoj të vërtetën, e ajo është se referimi është skandaloz ndër vite kur janë në pyetje klubet shqiptare, pa i kursyer as fëmijët në ligën e të rinjëve, të cilët pikërisht për shkak të referimit tendencioz dhe politikave antishqiptare të federatës ka ardhur deri te incidentet. Poashtu në federatë nuk ka snjë shqiptarë të punësuar, ashtu siç nuk ka asnjë refer apo delegat shqiptar.

Me respekt Kryesia e KB “Liria 77 Basket”/FAKTE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.