Wednesday , July 28 2021

Katica Janeva në takim me Johanes Hanin

Prokurorja speciale, Katica Janeva, ka arritur në zyrat e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, për t’u takuar me eurokomesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, raporton Portalb.

Para takimit prokurorja speciale nuk ka dhënë deklaratë, ndërkaq pritet që atë ta bëjë pasi që të përfundojë takimi.

Paraprakisht, Han është takuar me përfaqësuesit e shoqatave joqeveritare, me kryeministrin Emil Dimitriev, ndërkaq pritet që gjatë ditës të takohet edhe me liderët e katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski, LSDM-së, Zoran Zaev, BDI-së, Ali Ahmeti dhe PDSH-së, Menduh Thaçi. /Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *