I përditësuar) – Të paktën katër persona janë vrarë nga një shpërthim afër xhamisë së profetit Muhamed në Medinë, në Arabinë Saudite, të hënën, përfshirë një sulmues vetëvrasës dhe disa policë, raporton Al Jazeera, duke cituar burime të veta.
Sulmuesi ka shpërthyer eksplozivin teksa oficerët po hanin iftar, ka raportuar televizioni shtetëror Al-Arabiya.
Në Medinë janë dislokuar forca të shumta të sigurisë afër xhamisë së mirënjohur, pas incidentit që ka ndodhur pak kohë më parë. /Express
………………………
Janë publikuar pamje të reja nga Arabia Saudite, pas një sulmi vetëvrasës afër xhamisë së profetit Muhamed dhe disa xhamive të tjera, një ditë para fundit të muajit të Ramazanit.
Në Medinë janë dislokuar forca të shumta të sigurisë afër xhamisë së mirënjohur, pasincidentit që ka ndodhur pak kohë më parë. /Express
http://www.dailymotion.com/video/x4jlfwi_arabi2_news
http://www.dailymotion.com/video/x4jlfxb_arabi1_news