Wednesday , March 3 2021

Katër të arrestuar në Mitrovicë për trafikim me njerëz, njëri është polic

Pas hetimeve një vjecare, në dy aksione të ndara, me  16 gusht dhe 22 gusht 2016,  policia në Mitrovicën e Jugut,  ka arrestuar katër persona të dyshuar dhe ka identifikuar një viktimë të trafikimit me qenie njerëzore .

Katër personat e dyshuar janë vënë nën pranga nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz , shërbime seksuale të viktimës së trafikimit , mbajtje  në pronësi kontroll të armës pa leje  dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Të dyshuari B.K dhe N.M, tashmë të arrestuar, me qëllim përfitimi personal e kanë detyruar viktimën të kryente  shërbime seksuale me persona të ndryshëm me pagesë, kurse i dyshuari  A.R  është  arrestuar për veprën penale shërbime seksuale të viktimës së trafikimit, ndërsa i dyshuari  S.J,  pas  hetimeve te përbashkëta me Inspektoratin Policor,  i njëjti është arrestuar  nga  këta te fundit për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Njësitet relevante policore me urdhër të Gjykatës Themelore Prishtine kanë bastisur edhe dy lokacione pronë e të dyshuarit  N.M, me qëllim të  mbledhjes së  evidencave të  nevojshme për rastin ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar, katër  fishekë të kalibrit  9 mm, pajisje për pastrimin e armës, tri  fletore me shënime në lokalin e të dyshuarit dhe një telefon mobil.

Lidhur me rastin është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe në prezencë të tij është intervistuar viktima, e cila është  trajtuar sipas procedurave standarde për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave, transmeton Fakte.

Po ashtu për  rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit pran Prokurorisë Themelore – Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë,  dhe me vendim të tij të dyshuarit  janë dërguar në mbajtje./lajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *