Thursday , April 22 2021

Katër partitë bënë “pazare” në kurriz të shqiptarëve

11 dhjetor është data e paracaktuar midis liderëve partiak që duhet finalizuar me 31 gusht të këtij viti në takimin e katër liderëve të katër partive më të mëdha politike për dhënien fund të krizës politike në vend.

Kjo datë ishte kërkesë para plotësimit të kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, si pastrimi i Listës Zgjedhore, si dhe rregullimi i medieve, kërkesa këto të dala nga Marrëveshja e Përzhinos e nënshkruar me garancitë ndërkombëtare.

Muhamed Ismaili nga partia Uniteti në një prononcim për portalin TetovaSot thekson se Uniteti do të mundohet që t`i dal zot votës së lirë dhe interesave të shqiptarëve në veçanti.

“Nëse do mbahen zgjedhjet në një datë të caktuar në marrëveshje kryesisht varet nga palët e asaj marrëveshje. Pasi që u pa se këto parti kishin bërë “pazare” në kurriz  të shqiptarëve duke i fshirë nga Lista zgjedhore në mënyrë antikushtetuese; çështje e mediumeve nuk u zgjidh fare, përkundrazi; edhe parakushtet tjera nuk po plotësohen thelbësisht, Uniteti do të mundohet në suaza të mundësive të saj, t’i dal Zot votës së lirë dhe interesave të shqiptarëve në veçanti.”, deklaroi Muhamed Ismaili për TetovaSot.

Përndryshe, paraprakisht u caktua mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me 24 prill dhe me 5 qershor, por u anuluan këto dy data me arsyetimin se ende nuk janë plotësuar kushtet për organizimin e zgjedhjeve të drejta, demokratike dhe kredibile.

Insistimi për anulimin e zgjedhjeve u bë nga opozita maqedonase, ndërsa u përkrah nga faktori ndërkombëtar dhe partitë shqiptare./TetovaSot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *