Thursday , August 5 2021

Kasami e Sela në kërkim të një deputeti për të formuar grup të përbashkët parlamentar

Kryetari i njërit krah të Besës, Bilall Kasami, dhe Kryetari i njërit krah të shkëputur nga PDSH, që formoi fillimisht LR-PDSH-në, ndërsa më pas përvetësoi emrin e koalicionit “Aleanca për Shqiptarët”, Zijadin Sela, janë në kërkim të edhe një deputeti, për të arritur në 5 deputet, aq sa sipas rregullores së Kuvendit është e nevojshmë për të formuar grup parlamentar, shkruan Fakte. Pas ndarjes së Besës në dy pjesë, krahu i Kasamit mbeti me dy deputetë ndërsa Afrim Gashi posedon tre vota në Kuvend. Edhe Sela ngeli me dy deputet, pasi vendosi të shkëputet nga koalicioni dhe të përvetësojë emrin e ASH-së, ndërsa Vesel Memedi i RDK-së vazhdoi të përkrahë shumicën parlamentare.

Sipas informacioneve jozyrtare, deputeti i pestë po kërkohet ndër partitë e pakicave në Kuvend, edhepse burimwt nuk bëjnë të ditur për cilin nacionalitet bëhet fjalë./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *