Tuesday , December 18 2018

Kapet autori i masakrës së Vlorës

Pas 12 orësh në arrati, policia ka mundur të kapë 24-vjeçarin Ritvan Zykaj, autorin e masakrës me 8 të vdekur në Vlorë.

Forca të shumta të Policisë së Vlorës, RENEA, FNSH dhe Delta Force u angazhuan për të gjetur të riun që shkaktoi kasaphanë në fshatin Resulaj të Selenicës, percjell Fakte.

Policia e Shtetit thotë zyrtarisht se Ritvan Resulaj u kap në një zonë periferike në dalje të Selenicës.

Po kështu, u gjet edhe arma e krimit tip “Kallashnikov”, të cilën e kishte hedhur në shkurre.

24-vjeçari u zbulua falë dylbive termike të policisë, të cilat përdoren gjatë natës.

Në momentin e arrestimit, Zykaj nuk bëri rezistencë.

Ai është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Vlorës dhe akuzohet për vrasje në rrethana cilësues ndaj dy ose më shumë personave.

Ritvan Zykaj qëlloi me breshëri ndaj kushërinjve të tij të parë, mes të cilëve edhe dy fëmijë.

24-vjeçari zbrazi plot dy karikatorë mbi vëllain e gjyshit të tij, Demir Zykaj dhe gruan e 75-vjeçarit, Perije Zykaj.

Viktima mbetën edhe dy djemtë e Demirit, Azem dhe Besim me nuset Afërdita dhe Vasilika, si dhe fëmijët e Besimit Sara Zykaj 16 vjeç dhe Ledion Zykaj 8 vjeç.

Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, por dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë një sherr i çastit për motive banale.

Mësohet se 24-vjeçari Zykaj është përdorues i lëndëve narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.