Vesi i shumë mërgimtarëve që të bartin perime dhe produkte tjera ushqimore nga Kosova drejt vendeve ku jetojnë po vazhdon ende.
Produktet që zakonisht kapen nga autoritetet janë speca, djathë, gjizë, suxhuk e tjera produkte që lidhen ngushtë me të ushqyerit tradicional në Kosovë, transmeton Fakte.
Edhe sot një mërgimtari i është kapur një valixhe plot speca. Ky moment është kapur nga një lexues i Koha.net që e ka dërguar videon e mëposhtme.
Gjithandej në botë doganierët dhe autoritetet kufitare kanë kontroll të shtuar në ndalimin e kalimit të produkteve ushqimore në mënyrë individuale, e aq më shumë të produkteve të mishit.