Thursday , August 5 2021

Kapen 5 persona me kopje të Listës Zgjedhore dhe fletore me numra amë

Dje gjatë kryerjes së kontrollit të veturave të komunikacionit në udhëkryqin e rrugëve “Leninova” dhe “24 Tetori” në Strumicë, rreth orës 14:30 minuta nga ana e zyrtarëve policor është ndaluar vetura “Fiat” e drejtuar nga B.G. (52) nga Strumica, ndërkaq me të kanë qenë si bashkudhëtarë edhe personat E.F. (44), A.A. (32), A.A.(55) dhe K.A. (37), të gjithë nga Strumica, njofton Portalb.

Gjatë kryerjes së kontrollit të veturës në bagazh është gjetur kopje e Listës Zgjedhore, por edhe fletore me emra dhe mbiemra dhe me numra amë të personave të nacionaliteti rom dhe numra të vendvotimeve ku të njëjtët duhet ta kryejnë të drejtën e tyre të votës.

Për shkak të ekzistimit të dyshimit se të njëjtët kanë kryer vepër penale “keqpërdorim të të dhënave personale”, “shkelje të së drejtës së votimit” dhe “ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit”, për të njëjtin është njoftuar Prokuroria Publike e Strumicës dhe nga MPB njoftojnë se po punohet që të pastrohet rasti. /Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *