Wednesday , December 12 2018

Kapen 2kg kokainë në aeroportin e Shkupit

Në Aeroportin e Shkupit, Drejtoria Doganore në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka parandaluar tentimin për kontrabandim të lëndëve narkotike. Zyrtarët doganor kanë zbuluar rreth 2 kilogram kokainë.

“Më 5.12.2018 rreth orës 20:30 me fluturim nga Cyrih, në hyrje të Maqedonisë është kontrolluar në mënyrë të detajuar një shtetas i Venezuelës. Në bagazhin e tij janë gjetur rreth 2 kilogram materie e bardhë, e cila gjatë testit ka rezultuar të jetë “cocaine hydrochloride””, thonë nga Drejtoria e Doganave, percjell Fakte.

Ata shtojnë se pas marrjes së rastit nga ana e Inspektorëve të Departamentit të Hetimeve dhe me urdhër të prokurorit publik, kokaina është dorëzuar për hetime.

Vlera e drogës së konfiskuar në tregun e zi në Maqedoni arrin vlerën e 140 mijë eurove, ndërsa në shitje me pakicë do të arrinte vlerën deri 570 mijë euro.

Drejtoria Doganore kundër të dyshuarit ka ngritur padi penale për veprën “posedim dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.