Sunday , July 22 2018

Kanada: Vdesin 33 veta nga i nxehti

Një valë e të nxehtit ka përfshirë Kanadanë. Në Quebec kanë ndërruar jetë 33 persona si rrjedhojë e vapës së madhe. Në shtetin kanadez po mban shumë vapë e temperaturat janë thuajse rekord.

Tetëmbëdhjetë të vdekur u njoftuan vetëm në Montreal. Shumica e viktimave në qytet ishin të moshës nga 53 në 85 vjeç. Është zbuluar se të vdekurit kryesisht jetonin në kushte të këqija dhe pa ajër të kondicionuar. Temperaturat në Kanada në këto ditë kanë variuar nga 35 deri në 45 gradë celcius.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.