Wednesday , August 4 2021

Kaluan natën para parlamentit, policia shpërndan protestuesit

Policia ka ndërhyrë mëngjesin e sotëm në protestën duke ndërprerë protestën e nisur që mbrëmë para parlamentit kundër importit të mbetjeve. ­

Aktivistët kanë deklaruar se janë dhunuar nga policia, e cila ka hequr çadrat e tyre të vendosura që mbrëmë, pasi protestuesit e kaluan natën para parlamentit.

“Policia ndërhyri me dhunë. Na hoqi çadrat ku kaluam natën. U shoqëruan 2 persona, u goditën dhe u dhunuan. Na kanë arrestuar dy djem, një nga Kukësi dhe një nga Lushnja. Po protestonin kundër plehrave, janë në Komisariatin numër 1″, deklaruan protestuesit.

Mësohet se 2 aktivistët e shoqëruar janë Oltjon Zaka nga Lushnja dhe Mirel Elezi nga Kukësi./BW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *