Sunday , July 22 2018

Kallëzimet penale për krime lufte dorëzohen në prokurori

Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër të dyshuarve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99, ka dorëzuar sot kallëzime penale në Prokurorinë Speciale.

Mevlyde Saraqi, përfaqësuese e Grupit të Shoqërisë Civile, tha se ky është kontingjenti i pestë i dorëzimit të këtyre kallëzimeve penale nga Komuna e Gjakovës, përcjell Fakte.

“Bëj apel qe edhe komunat e tjera të bëjnë sikurse po bënë Gjakova sepse nuk mjafton sensibilizimi i vetëm një komune sepse kriminalët e kanë shëtitur gjithë Kosovën i kanë dëbuar 1 milion shqiptarë dhe ata janë përgjegjës për të gjitha krimet. Nuk mund ta gëzojmë lirinë deri sa të dënohen kriminelët”, tha Saraqi

Ajo tha se mendon që ka mjaft dëshmi gjykata nëse ka nevojë atëherë të gjithë ata që kanë nënshkruar do të mund të deponojnë dëshmi në shqyrtime gjyqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.