Katër koordinator të nëndegëve të Lëvizjes BESA nga Tetova kanë kaluar tek opozita e bashkuar, pas vendimit të kryesisë së Besës për të mos qenë pjesë e koalicionit opozitar shqiptarë në Maqedoni, shkruan Fakte. Këtë lajm sot e ka publikuar Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së Arben Taravari duke bashkangjitur edhe fotografi të përbashkët të kreut të kësaj Lëvizje me koordinatorët.
Taravari ka shkruar në profilin e tij:
“Zgjerimi i opozitës shqiptarë është fenomen i pashmangshëm sepse Shqiptarët e maqedonisë e duan fitoren ndaj krimit dhe paftësisë.
Sot katër kordinator nëndegësh të Lëvizjes Besa nga Tetova vendosën solemnisht të kalojne ne LRPDSH dhe në opozitën e bashkuar!
Na priftë e mbara drejt fitores së madhe!“- ka shkruar Taravari./FAKTE.Net