Wednesday , August 4 2021

Kadri Veseli nesër viziton Shqipërinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të udhëtojë nesër për në Shqipëri, i ftuar në Lutjet e Mëngjesit, të cilat sivjet mbahen në kryeqytetin shqiptar.

Kështu thuhet në njoftimin e bërë për media nga zyra e kryetarit të Kuvendit, përcjell Fakte.

“Ky aktivitet është organizuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në të cilin pritet të marrin pjesë kryetarë të parlamenteve nga vendet e rajonit dhe të ftuar të tjerë të shumtë.  Gjatë vizitës në Shqipëri, kryeparlamentari Veseli do të pritet në takime të veçanta edhe nga krerët e shtetit”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *