Thursday , November 15 2018

Juncker: Mund të ketë luftë në Ballkan!

Shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, paralajmëroi sot, e premte, për rrezikun e shpërthimit të konflikteve të reja të armatosura në Ballkan nëse Bosnja, Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova nuk e ndjejnë se BE është serioze për t’u ofruar atyre anëtarësim në të ardhmen.

“Nëse në rajonin shumë të komplikuar të Evropës krijohet përshtypja se nuk jemi serioz në ofrimin e perspektivës evropiane, atëherë mund të shohim më vonë – dhe ndoshta edhe më shpejt – atë që pamë në Ballkan në vitet 1990”, tha Juncker, percjell Fakte.

Juncker theksoi se historia e viteve 1990 ende nuk është zotëruar në Ballkan, transmeton lajmi.net. “Historia e viteve ’90-ta mund të lind sepse e kaluar e dekadave të mëparshme, shekujve, nuk është tejkaluar”, ka thënë ai. Tutje ka thënë se rruga e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim të plotë në BE është ende e gjatë. Ai thotë se ka përparim të dukshëm, por jo të mjaftueshëm, shkruan blici serb. Presidenti i KE-së nuk sheh anëtarësim të plotë të vendeve të rajonit para vitit 2025.

Juncker theksoi se Evropa duhet të merret intensivisht me Ballkanin Perëndimor dhe ta ndihmojë atë aty ku është e nevojshme, por gjithashtu të sigurohet se është mirë e kuptueshme që të gjitha mosmarrëveshjet e kufirit duhet të zgjidhen përpara pranimit në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.