Sunday , April 18 2021

Jugohromi mbyllet vetëm për 90 ditë!

Sipas një dokumenti të cilin e ka siguruar Televizioni Alsat M nga Inspektorati i Ministrisë së Ekologjisë sqarohet se shkaku për mbylljen e Jugohromit është mosrespektimi i afatit dhe i njejti do të mbyllet vetm për 90 ditë. Nga kjo mund të kuptohet se Kombinati Jugohrom do të jetë mbyllur vetëm deri pas zgjedhjeve parlamentare.

Në vendimin e lëshuar nga ana e inspektoratit të ekologjisë thuhet: “Ndalohet kryerja e punës për subjektin “Jugohrom Alzar” nga Jegunovca, me adresë në Jegunovc të Komunës së Jegunovcës e cila udhëhiqet nga Vasko Skenderovski në një periudhë prej 90 ditësh për shkak të mos realizimit të punëve me planin operativë të A kategorisë që është paraparë me planin operativ ”, transmeton Alsat M.

Ministri ekologjisë Bashkim Ahmeti më 1 nëntor kur kumtoi lajmin për mbylljen e kombinatit tha se vendimi nuk ka të bëjë me periudhën parazgjedhore.

Drejtori i Jugohromit Vasko Skenderovski thotë se presin përgjigjen nga komisioni i shkallës së dytë në ekologji.

Punëtorët ndërkohë kërcënojnë se do të vazhdojnë protestat nëse kombinati nuk rifillon punën.

Inspektorati pranë ministrisë së ekologjisë më 1 nëntor vendosi për ndërprerjen e punës në Jugohrom, me arsyetimin se kombinati nuk ka vendosur filtrat. Por nga Jugohromi njoftuan se kanë bërë kërkesë për vazhdimin e afatit edhe për 18 muaj me arsyetimin se janë ballafaquar me pengesa burokratike për vendosjen e filtrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *