Sunday , April 18 2021

Jozyrtare, BDI dhe PDSH kanë pranuar që 220 mijë qytetarë, shumica shqiptarë, të hiqen nga Lista zgjedhore

Nëse do të duhet të votojnë, rreth 40 mijë mërgimtarë, dy të tretat prej tyre shqiptarë, do të duhet dy herë të vijnë në vendlindje, një herë për t’u paraqitur në listën e votuesve, dhe një herë për të votuar.

Dy partitë shqiptare pjesmarrëse në bisedimet që zhvillohen në Përzhino, BDI dhe PDSH kanë leshuar pe dhe kanë pranuar të fshihen 40 mjjë mërimgtarë nga lista e votuesve nëse te njëjtit nuk paraqiten për rregjistrim.

Siç njoftoi ditë më parë vetë Artan Grubi përfaqësues i BDI-së në bisedime, 65% e këtyre votuesve janë shqiptarë dhe në të njëjtën ditë ai u zotua se nuk do të pranojnë të fshihet asnjë qytetar që plotëson kushtet nga lista e votuesve.

Sipas burimeve jozyrtare brenda grupit punues, katër partitë janë dakorduar që për këtë kategori të ketë dy afate për paraqitje, afari i parë prej 30 ditëve dhe afati i dytë i rregullt prej 20 ditëve kur është shqyrtimi publik i listës së votuesvs.

Nëse në këto dy afate nuk paraqiten atëherë do të fshihen nga lista e votuesve. BDI dhe PDSH kanë pranuar poashtu që 170 mijë mërgimtarë të tjerë ku poashtu shumica thuhet të jenë shqiptarë, të barten në listën plotësuese të votuesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *