Wednesday , August 4 2021

JEP DORËHEQJE KRYEMINISTRI ITALIAN MATEO RENCI

Kryeministri italian, Mateo Renci ka dhënë dorëheqje pas disfatës së thellë në një referendum për planet e tij në reformën kushtetuese.

Sipas televizionit shtetëror italian RAI, për reformat votuan 42,4 për qind e italianëve, përderisa 54,6 për qind e votuesve ishin kundër.

Në një konferencë në orët e vona, ai tha se merr përgjegjësinë për rezultatin. Ai tha se kampi “Jo” duhet tani të dalë me propozime të qarta.

Renci, i cili është lider i Partisë Demokratike, është përpjekur të zbatojë reformë më themelore në sistemin politik në Itali, me zvogëlimin e burokracisë së madhe dhe në tentim për ta bërë vendin më të kompletuar.

Me reformën duhej të zvogëlohej roli i Senatit (Dhoma e Lartë) në Parlament dhe të përforcohet pozita e Dhomës së Ulët të deputetëve, me çka besoi se do të forcohet dhe stabilizohet pozita e qeverisë.

Shkurtimisht, ndryshimet e propozuara kanë përfshirë reduktimin e pushtetit të Senatit – nga 315 anëtarë sa janë aktualisht në 100 – si dhe zvogëlimin e kompetencave të autoriteteve rajonale.

“Paçim fat të gjithë”, ka thënë Renci para gazetarëve. Ai tha se njoftimin për dorëheqje do ta japë gjatë ditës së sotme gjatë mbledhjes së kabinetit pas dy vjet e gjysmë qëndrimi në zyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *