Thursday , November 15 2018

Jankullovskës i shpërthen vaji në gjykatë: Dua të kujdesem për beben time!

Ajo e “dridhte” Maqedoninë në kohën e qeverisjes VMRO-BDI. Si ministre e punëve të brendshme, Jankullovska ishte një nga figurat më të fuqishme në vend. Mirëpo tani që VMRO-DPMNE dhe BDI janë dobësuar në krahasim me vitin 2014, Gordana Jankullovska “shkoj poshtë” duke vrapuar nëpër gjykata.
Në vazhdimin e sotëm të seancës “Tanku” ajo madje ka shëprthyer në vaj, duke u përballur me mundësinë për të shkuar në burg. Ajo e ka pranuar se ndien frikë dhe se kjo frikë ëhstë për shkak të seancave të shpeshtuara gjyqësore lidhur me këtë rast.
Jankullovska ka shpërthyer edhe në vaj, raporton PlusInfo.
“Insistimi që të sillet vendim në kohë “ekspres” të shpejtë edhe pse kam të drejtë ligjore për pushim lindje që të kujdesem për fëmiun i cili kishte vetëm dy muaj në fillim, respektivisht tre muaj në fund të kësaj procedure. Ky pushim u ndërpre me caktimin e dinamikës jashtëzakonisht intensive të seancave”, ka thënë Jankullovska me lot në sy, transmeton Gazeta Lajm.
Ajo shtoi se gjykatësit janë nën ndikimin e mediumeve që e kanë sulmuar vazhdimisht dhe akuzoi se tezat me të cilate akuzon PSP më tepër i ngjajnë tezave të një partie politike. Vendimi për Jankullovskën do të shqiptohet ditën e hënë. Paraprakisht, gjykata themelore për këtë rast me dy vite burg e ka dënuar ish kryeministrin, Nikolla Gruevski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.