Wednesday , August 4 2021

Jankullovska dhe Dimovski kërkojnë shpëtim nga Ivanovi

Ish funksionarët e lartë të VMRO DPMNE-së Gordana Jankullovska dhe Ilija Dimovski, nëpërmjet avokatit të tyre Petar Vasilev, kanë kërkuar që për ata të vlejë falja e presidentit Gjorge Ivanov, dhe të lirohen nga akuzat, shkruan Fakte. Ata sot në gjykatë, si të akuzuar për rastin e PSP-së ‘Titanik’ për manipulime zgjedhore, kërkuan që falja e Ivanovit, e cila pas dhënies u anulua, të vlejë për ata, në mënyrë që anulimi të mos vlejë në mënyrë retroaktive.

Vasilev u thirr edhe në vendimin e gjykatës greke në lidhje me rastin kundër Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit, mirëpo gjykatësi Osman Shabani refuzoi këtë kërkesë, duke udhëzuar Vasilevskin se këtë mund ta bëjë në një fazë më të vonshme të procedurës./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *