Thursday , April 22 2021

Janjiq: Lobi Shqiptar në SHBA ka ndikim edhe te republikanët

Humbja e Hillary Cilntonit në zgjedhjet për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dëshpëruar shumë shqiptarë anekënd botës, për shkak të konsideratës së lartë për familjen Clinton, e cila buron nga mbështetja e bashkëshortit të saj, ish-presidentit Bill Clinton, për Kosovën, transmeton Fakte.

Liderët politikë dhe analistët, por edhe qytetarët serbë, e kanë parë dëshpërimin e shqiptarëve, ndërsa fitoren e Donald Trumpit e shohin si avantazh për serbët. Për këtë arsye, në Serbi, si edhe në veri të Kosovës, kanë shprehur edhe publikisht përkrahjen për Trumpin..

Por, analisti serb Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, ka thënë se nuk duhet nënvlerësuar shqiptarët që janë në krahun e republikanëve në Amerikë.

“Nuk e di nëse do të ngrehin monumente apo për kë do të ngrehin, por ne nuk duhet të harrojmë se shqiptarët kanë grupe lobuese edhe në radhët e republikanëve”, ka thënë Janjiq.

Sidoqoftë, sipas Janjiqit, në administratën e SHBA-së nuk do të ketë ndryshime edhe për disa kohë, pasi Uashingtoni duhet t’i përfundojë punët e filluara më parë.

“Rrjedhimisht nuk do të ketë ndryshime as në ndikimin e tyre në politikën ndaj Ballkanit, përfshirë Kosovën dhe Serbinë”, ka thënë Janjiq.

Gazeta serbe “Blic” shkruan se mbështetja e Amerikës për Kosovën nuk është vetëm dashuri, por është edhe “interes shumë serioz”, sepse, sipas kësaj gazete, baza ushtarake “Bondsteel” në Ferizaj ka shumë rëndësi për Shtetet e Bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *