Tuesday , March 2 2021

Janeva: Nuk flej e qetë nëse e di se dëshmitarët janë të rezikuar

Flej e qetë për punën dhe procedurat që i zhvilloj por nuk flej e qetë kur më japin afate nëse nuk e bëjmë punën në kohë, nuk flej e qetë kur e di se dëshmitarët i kam të rezikuar sepse na ndihmojnë në punën që bëjmë, kështu ka deklaruar kryeprokurorja speciale Katica Janeva, transmeton Fakte.

Do ishte e padrejtë nëse them se nuk ka presione dhe kërcënime, megjithatë duhet të them se jemi të qartë bashkë me kolegët që punën ta bëjmë deri në fund, ka shtuar më tej Janeva.

Më tej Janeva ka apeluar tek parlamenti që të bëj ndryshime në ligjin e mbrojtjes së dëshmitarëve sepse sipas saj është një nga kushtet kryesore që të vazhdojnë hetimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *