Tuesday , April 20 2021

Janë ndërprerë, nuk zhvillohen punët në ‘Xhon Kenedi’

Janë ndërprerë tërësisht punimet në rrugën “Xhon Kenedi. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, në muajin qershor të këtij viti shpalosi projektin për ndërtimin e kanalizimit të ri atmosferik në bulevardin “Xhon Kenedi”dhe riparimin e rrugëve të Komunës së Çairit. Ky projekt parashihej të përfundonte në afat prej tre muajsh, shkruan SHENJA.

Ndërkaq, më 5 shtator 2016 nga Qyteti i Shkupit thanë që ky projekt do të përfundoj në fund të muajit shtator, por edhe pse tani pak ditë na ndajnë nga përfundimi i këtij muaji, në këtë rrugë nuk është duke u punuar aspak.

“Në interes të informimit të saktë të qytetarëve, theksojmë se projekti për ndërtimin e kanalizimit atmosferik në rrugën ‘Xhon Kenedi’ ka filluar më 29 qershor të këtij viti dhe afati për ndërtimin e së njëjtës është 90 ditë dhe duhet të përfundoj në fund të muajit shtator” – thuhej në reagimin e Qytetit të Shkupit”, kanë thënë nga Qyteti i Shkupit më 5 shtator 2016.

Në anën tjetër qytetarët thonë që ndërprerja e punimeve ju shkakton shumë pengesë në përditshmëri dhe ata gjithashtu shprehen pesimist nëse këto punime do të përfundojnë së shpejti.

“Shumë janë duke na penguar, ka tre muaj që kanë filluar me ndërtim, po bëhen gati katër muaj. Nuk mundë të dalësh me fëmijët, përshkak se veturat po parkohen nëpër trotuare…Po kush do t’i përfundoj, nuk ka kush t’i përfundoj, secili shikon ta zëjë karrigen e vet”, deklaroi një qytetar.

Projekti për ndërtimin e rrugës “Xhon Kenedi” është shpalosur më 29 qershor të këtij viti. Ndërsa Qyteti i Shkupit nga buxheti i tij ka ndarë 23milionë denarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *