Sunday , April 18 2021

Janë mbyllur 5000 kompani si pasojë e politikave të qeverisë VMRO-BDI

Pronarët e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Maqedoni vazhdimisht ballafaqohen me probleme të lidhura me rregullativën ligjore, por edhe me mungesën e burimeve cilësore financuese. Këto janë arsyet kryesore që në vitet e fundit janë shuar mbi 5000 ndërmarrje të vogla dhe të mesme të sapokrijuara, transmeton Fakte. Veland Ramadani, doktor i shkencave ekonomike propozon zgjidhje konkrete dhe masa sistemore për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme. 

Vanço Uzunov, gjithashtu ekonomist dhe hulumtues i politikave industriale thotë se Maqedonia shënon rënie të produktivitetit të punës. Krahas shkaqeve tjera, kjo ndodh edhe për shkak të subvencionimit të vendeve të punës, gjë që sipas tij, i bën njerëzit pasivë dhe pa ambicie për të pasur kualifikime më të mira.

“Thelbi i përmirësimit të konkurrencës dhe produktivitetit ekonomik nënkupton kualifikime më të mira, siç i kërkon tregu. Kjo nënkupton edhe angazhim në shërbimet prodhuese që do të kishin komponentë më të madhe të vlerës së shtuar, me çka do të kishim edhe prodhime eksportuese të Maqedonisë. Kjo është strategjia dalëse e Maqedonisë, që nuk u efektuua në dekadën e fundit”, u shpreh Vano Uzunov, Doktor i Shkencave Ekonomike.

Sipas Uzunovit, në Maqedoni nevojiten ndryshime rrënjësore të master planit sipas të cilit udhëhiqet politika industriale dhe ekonomike e jo siç tha intervenime kozmetike dhe huamarrje e vazhdueshme./TV21

https://youtu.be/XWqmaTjx_4s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *