Wednesday , December 12 2018

JAHJAGA: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË BRENGË E MADHE PËR SHOQËRINË TONË

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është shprehur shumë e shqetësuar me numrin e madh e dhunës ndaj grave ku shumica prej tyre kanë përfunduar edhe me vrasje.

Atifete Jahjaga, ish-presidentja e Kosovës ka thënë se brengë e madhe për shoqërinë e Kosovës për këtë numër të madh të dhunës ndaj grave.

Në një intervistë për InDoks, Jahjaga është shprehur se statistikat e raportimit të dhunës në familje janë shumë shqetësuese.

“Është brengë e madhe jo vetëm për mua jo vetëm për gratë e Kosovës, por duhet të jetë edhe një brengë shumë e madhe edhe për shoqërinë e Kosovës në tërësi, sepse vetëm në qoftëse  ndalemi dhe kthehemi të shohim në statistikat të 10 viteve të fundit sa i përket dhunës ndaj gruas, dhunës në familje janë më të vërtetë statistika më shumë  shqetësuese se ku mbi ku 100 prej tyre kanë përfunduar në humbjen e jetës në mënyrë më mizore të mundshme”, ka thënë Jahjaga, percjell Fakte.

Emisioni hulumtues InDoks, prodhim i Gazetës Online Insajderi me autor Visar Duriqido të nis sezonin e ri të dielën.

InDoks këtë të diele në RTV Dukagjini, duke filluar nga ora 20:10 do të transmetojë dokumentarin “Shteti që vret gra!”

Është ky një hetim mbi dhunën ndaj grave. Mbi dështimin e drejtësisë kosovare për të dhënë drejtësi për rastet e grave. Mbi implikimin e institucioneve në këtë krim.

Ekskluzivisht për këtë dokumentar flasin familjarë të viktimave. Flasin mbrojtës të tyre. Njerëz të shoqërisë civile. Dhe njerëz që mbajtën postet më të larta në Republikën e Kosovës. Flasin për dhunën e një kombi patriarkal. Për shtetin që vret gra.

Pos me hulumtime të reja mbi krimin e organizuar, të drejtat e njeriut, terrorizmin e politikën, InDoks në këtë sezoni vije edhe me një seri muzikash të reja që janë punuar ekskluzivisht për këtë emision nga Reduksioni “Djemtë e Abdullahit” dha këngëtari Milot Hoxha- Taste2.

Dokumentari i parë nis me historinë e trishtueshme të Donjeta Pajzitajt, një grua e vrarë në malet e Pejës për të cilën aktualisht shteti kosovarë nuk e ka asnjë person në burg për të, dhe trajton në detaje edhe rastet e grave të tjera që u vranë nga burrat e tyre dhe që drejtësia vendore dështoi ti parandalonte kur e pati seancën, dështoi edhe ti dënonte kur e kryen krimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.