Tuesday , June 22 2021

Ja si i përgjigjet LSDM-ja kërcënimeve të VMRO-së

LSDM-ja përmes një komunikate të dërguar për Telegrafin në Maqedoni, ka reaguar ndaj thyerjes së shtabeve zgjedhore të kësaj partie në tre vende të ndryshme. Nga LSDM thonë se tentimet për t’i frikësuar nuk do t’i ndalojnë ndryshimet demokratike.

“Proceset demokratike kanë filluar, dhe kjo do të thotë shoqëri e drejtë dhe e barabarët për gjithë, ku secili që do ta prish qetësinë e qytetarëve do të duhet të mbajë përgjegjësi. Incidentet në shtabet zgjedhore janë paraqitur në organet kompetente dhe presim që ata t’i zbardhin rastet”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *