Wednesday , January 27 2021

Ja si do të duken autobusët e rinj publik të Prishtinës (VIDEO)

30 autobusë të rinj, Tip Euro 6, me ngjyra bardh e kaltër, do të vijnë në Prishtinë deri në fund të Dhjetorit të këtij viti, e 21 të tjerë brenda vitit të ardhshëm. Ata janë të përdorshëm edhe për personat me aftësi të kufizuara, me ajrosje e do kenë tri dyer, transmeton Fakte.

Këta autobusë do t’i sjellë në kryeqytet kompania çeke “IVECO” e cila ka fituar tenderin prej 10 milionë eurosh që t’i sjellë ‘Trafikut Urban”  51 autobusë të rinj.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u shpreh i gëzuar për nënshkrimin e kontratës me “IVECO”.

Ahmeti njoftoi se qytetarët e Prishtinës nga Dhjetori do udhëtojnë me një biletë me autobusë publik e privat në kryeqytet me një afat kohor 2 orësh, po ashtu njoftoi se disa rrugë kryesore në kryeqytet do bëhen një kahore./KlanKosova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *