Wednesday , March 3 2021

Ja kush janë të dyshuarit e Speciales për “Thesari”-n

Televizioni “Nova” nga burime gjyqësore ka kuptuar identitetin e katër të dyshuarve të Prokurorisë Speciale për lëndën e publikuar sot “Thesari”, shkruan Fakte. Ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, drejtori i drejtorisë së pestë Goran Grojovski, shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni jakimovski (aktuelisht koordinator nacional për luftë kundër terrorizmit) dhe Nebojsha Stajkoviq, ndihmës i Ministrit të brendsh dhe njëkohësisht anëtar i bordot të drejtorëve në telekomin e Maqedonisë janë katër personat e akuzuar nga ekipi i Katica Janevës për përfitime finansiare nga buxheti i shtetit për llogari personale.

Gjatë prezentimit të këtij rasti u tha se transakcionet janë bërë nëpërmjet kompanisë së Kosta Kërpaç, ish dëshmitar i PSP, për të cilin qeveria thot se u vetëvra para disa kohësh./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *