Monday , August 20 2018

Ivanovi nuk e pranoi Kryeministrin, për ta sqaruar rreth emrit të ri

Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Jashtem Dimitrov, mëngjesin e sotëm dorëzuan marrëveshjen në Presidencë për zgjidhjen e çështjes së emrit te presidenti i vendit Gjorgje Ivonov, përcjell Fakte. Takimi zgjati vetëm dy minuta, sepse  Presidenti Ivanov braktisi takimin duke mos pranuar as të njoftohet rreth përmbajtjes së marrëveshjes dhe paralajmëroi se gjatë ditës do te paraqitet ne konferencë për shtyp dhe të informojë opinionin publik rreth qëndrimit të tij. Ndërkohë nga Qeveria u bën thirrje te gjitha forcave politike dhe faktorëve politikë që të bashkohen rreth interesave nacionale dhe të japin mbështetje për prosperitetin e qytetareve për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.