0Shares

Për të ndjekur traditat e paraardhësve tanë të cilët na mësuan bashkëjetesën dhe për të ndihmuar njëri-tjetrin, tha presidenti Gjorge Ivanov në Iftarin e shtruar mbrëmë në Mavrovë – Rostushë në nder të muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, që u mbajt mbrëmë në fshatin Jance, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Unë uroj që periudha e agjërimit, të gjithëve të ju sjell lumturi dhe gëzim në jetën tuaj, patçi gëzim në familje, të keni të mirësi në mesin e fqinjëve tuaj, në mesin e të afërmve tuaj…Ka religjione të ndryshme, por një fe-feja në Zot, tha në mes tjerash Ivanov në fjalimin përshëndetës në Iftarin e mbrëmshëm.

Në Iftarin e mbrëmshëm, përveç presidentit Ivanov, morën pjesë Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, kryetarja e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze Valentina Bozhinovska, Kryetari i Komunës së Mavrovës – Rostushe, Mukrem Mehmedi përfaqësues i komunitetit fetar, si dhe të ftuar të tjerë të sferave politike dhe sociale.