Sunday , February 28 2021

Ivanov për inat të ndërkombëtarëve nuk shkon në samitin e NATO-s në Varshavë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov nuk do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s në Varshavë, për shkak të injorimit të së drejtës ndërkombëtare, vendimit të Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, aspekteve gjeopolitike dhe sfidave të sigurisë në rajon. Kështu kanë thënë për “AIM” përfaqësuesit e kabinetit të tij.
Derisa nuk merren parasysh këto fakte, – theksojnë nga kabineti, – Presidenti Ivanov nuk do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, ndërsa Republika e Maqedonisë do të prezantohet në nivel ministrash, respektivisht me ata të Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme, praktikë e vendosur nga samiti në Cardiff në vitin 2014.

“Presidenti Ivanov, që para Samitit të NATO-s në Cardiff në vitin 2014 mori vendim të mos marrë pjesë në samitin e aleancës, për sa kohë nuk do të respektohen angazhimet e Republikës së Maqedonisë dhe do të vazhdojë injorimi i së drejtës ndërkombëtare, aktvendimi i Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, aspektet gjeopolitike, sfidat e sigurisë në rajon. Qëndrim këmbëngulës i Presidentit Ivanov është se, frustrimet nga pritja e gjatë shprehen në jetën e përditshme në Republikën e Maqedonisë, veçanërisht në atë politike dhe ndëretnike”, sqarojnë nga kabineti i presidentit të Maqedonisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *