Saturday , June 19 2021

Ivanov nga MPB: Një grup i madh dëshiron ta ndajë Maqedoninë

Informacionet janë të sakta, bile grupi është më i madh në numër. Qëllimi i tyre është të ndajnë një pjesë të Maqedonisë. Ata janë pjesë e “Grupit të Kumanovës”. Kështu u përgjigj, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në pyetjen gazetareske se vallë një grup prej 40 personave kanë hyrë në Maqedoni dhe janë gati të bëjnë trazira, raporton Portalb.

Sipas tij, me kërcënimet që po ballafaqohet Evropa po i ndjenë edhe Maqedonia. Ai foli edhe për kapacitetet e Maqedonisë për t’u ballafaquar me krizën e emigrantëve.

“Ushtria tregoi sjellje profesionale. Suksesshëm u ballafaquam me sfidën e krizës së emigrantëve. Do të ketë valë të dytë të emigrantëve, mirëpo ne kemi kapacitet të ballafaqohemi me të gjitha sfidat. Me valën e parë të emigrantëve, dëshmuam dhe ishim shembull për shtetet tjera”, tha Ivanov, transmeton Portalb.

Përndryshe, sot Ivanov ishte për vizitë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku u takua me ministrin Mitko Çavkov.

Në takim kanë marrë pjesë edhe drejtorët e Zyrës për Siguri Publike dhe të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Goranço Savovski dhe Ljupço Andonovski.

Presidenti Ivanov, së bashku me ministrin Çavkov dhe me rrethin më të ngushtë të kolegjiumit mbajti takime me kolegët e Sigurisë Publike dhe Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim. /Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *