Wednesday , July 28 2021

Ivanov në MPB, DSK dhe BSP

Gjorge Ivanov sot po viziton Ministrinë për Punë të Brendshme, Drejtorinë për Sigurim dhe Kundërzbulim dhe Byronë për Sigurim Publik, raporton Fakte. Ai gjatë kësaj vizite ka zhvilluar takime me kolegiumin e këtij institucioni të sigurisë si dhe takime të veçanta me kreun e MPB Çavkov, si dhe me drejtorët e DSK-së dhe BSP-së Savovski. Gjatë ditës pritet që të dilet edhe me lajmërim për shtyp në lidhje me këto takime.

Së fundmi janë shtuar deklarat publike të kreut të shtetit se vendi ynë është në rrezik permanent nga grupe terroriste nga Kosova duke implikuar edhe figura politike kosovare, si dhe kërcënimin e dy udhëheqësve të partive politike në pushtet. Këto informacione së pari i bëri publike Ministri i MPB-së Çavkov ndërsa i vërtetoi edhe presidenti Ivanov. Deri më tani partia shqiptare në Qeveri BDI ka zgjedhë të heshtë ndaj këtyre akuzave./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *