Wednesday , January 20 2021

Ivanov ka shkarkuar ambasadorin e BDI-së, Elenovskin (dokument)

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov tërheq Lazar Elenovski nga detyra si ambasador i Rebublikës së Maqedonisë, në Luksemburg.

Sipas njoftimit të 13 tetorit të gazetës zyrtare, vendimi hyn në fuqi me 31 dhjetor 2016, ku skadon mandati i Elenovskit.

Këtë dokument sipas njoftimit në gazetën zyrtare do ta rishikojë Ministria e Punëve të Jashtme.

Kohë më parë në Maqedoni është kthyer edhe Agron Buxhaku i cili ishte ambasador i RM-së në Francë. Ai këto ditë u (ri) emërua Drejtor në Qendrën për Menaxhim me Kriza.

Asnjë ambasador tjetër shqiptar, kuadër i BDI-së nuk ka kaluar “filtrin” e Ivanovit dhe si pasojë, asnjë ambasador shqiptar nuk është emëruar. Këto vende kanë ngelur vakante gjithë këto vite.

dok-elenovski

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *