Wednesday , June 23 2021

Ivanov hap konkurs për film

Kryetari i Maqedonisë vazhdon të befasojë. Ai tani do të ketë edhe film dokumentar. Kështu thuhet zyrtarisht nga shpallja e konkursit për ofertuesit për realizimin e këtij dokumentari, transmeton Fakte.

Ivanov ka hapur konkurs për realizuesit me vlerë prej 305.000 denarë apo 5000 euro në kundërvlerë të denarit.

Ivanov tani ushtron mandatin e dytë por në historinë e Maqedonisë ai do të mbahet për gafat e tij në rafshin diplomatik dhe mos njohjen e gjuhës Angleze.

Emri i Ivanov do të shkruhet në histori edhe për faljen e 56 politikanëve të zhytur në krim zgjedhor dhe ekonomik. Këtë veprim ai e arsyetoi duke thënë se ka ruajtur integritetin dhe sigurinë e vendit./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *