Tuesday , April 20 2021

Ivanov godet ashpër opozitën, BDI-në, Prokurorinë Speciale, ambasadat….

Presidenti i vendit Gjorge Ivanov në një konferencë për shtyp edhe njëherë u shpreh se Maqedonia ka qenë e ballafaquar me rrezik direkt ndaj sigurisë së shtetit nga grupe kriminale-terroriste për destabilizim të Maqedonisë, transmeton Fakte. Ai edhe një herë vërtetoi se dy liderë të partive janë nën kërcënim permament, dhe kjo është vërtetuar nga shërbime partnere.

Ivanov akuzoi opozitën se nuk po kujdeset për shtetin por edhe “disa qendra ndërkombëtare” që u shqetësuan pas abolimit të politukanëve. Ai ka thënë se nuk do lejojë maqedonasi të ngrejë dorë mbi maqedonasit dhe me këtë ka evituar konflikt ndërmaqedonas.

Ivanov akuzoi LSDM dhe BDI se veprojnë jashtë kushtetutës dhe ligjeve dhe vrapojnë nëpër ambasada për përkrahje.

PSP është shndërruar në instrument për shantazhime dhe vepron vetëm kundër një partie politike.

“Në Maqedoni po bëhet luftë speciale për të imponuar qeveri teknike”- deklaroi Ivanov./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *