Wednesday , December 12 2018

IVANOV: GJUHA SHQIPE ËSHTË PJESË E RËNDËSISHME E SHOQËRISË SË MAQEDONISË

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov me rastin e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së alfabetit të gjuhës shqipe, pjesëtarëve të bashkësisë etnike shqiptare në Republikën e Maqedonisë ua uron festën.

“Krijimi i alfabetit është hap kyç në zhvillimin e shkrimit dhe kulturës të një populli, kjo është pasqyrë e civilizimit dhe tipar thelbësor i vetëdijes kolektive dhe identitetit të popujve” thekson Ivanov në urim.

Ai potencon se festa e sotme është ditë e rëndësishme për pjesëtarët e bashkësisë shqiptare në Republikën e Maqedonisë dhe se gjuha shqipe është pjesë e rëndësishme e shoqërisë multietnike dhe multigjuhësore të Maqedonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.