Ivanov dhe Dimitriev në bakllavë te Sulejman Rexhepi

Me ftesë të Reis Ulemasë së Republikës së Maqedonisë, Sulejman efendi Rexhepi, me rastin e festës së Kurban Bajramit u organizua një takim ku të pranishëm ishin kryetari i shtati Ivanov, ambasadorët e vendeve të huaja në Shkup dhe të ftuar të tjerë.

Kryetari i BFI-së, Sulejman Efendi Rexhepi, duke falënderuar për urimet e përzemërta me rastin e Kurban Bajramit, tha se “Është mirë të festojmë bashkarisht, të përcjellim urime më të përzemërta dhe të dëshmojmë se respektimi i traditave festive të diversitetit kulturor vetëm sa e shton mirëqenien dhe bashkëjetesën tonë, i jep kuptim bashkëjetesës dhe e shton afrimin në mes nesh.” transmeton Fakte.

Ndërsa kryetari i shtetit Ivanov, duke uruar festën, nuk harroi të përmendë tolerancën ndërfetare në Maqedoni duke theksuar se bashkësia myslimane është pjesë e pandashme e shoqërisë së Maqedonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *