Saturday , June 19 2021

Ivanov ankohet: Pse nuk i dënoni publikisht fqinjët që po na përzihen?!

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov sot u takua me sir Allan Dankan, ministër shtetëror për Evropë dhe Amerikë të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës veriore, i cili prej dje po qëndron për vizitë në Maqedoni.

Dy bashkëbiseduesit biseduan për marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve, për ngjarjet në Evropë dhe Bashkimin Evropian dhe gjendjet në rajon.

U bë fjalë edhe për situatën aktuale politike në Maqedoni dhe mundësitë për tejkalimin e saj. Presidenti Ivanov shprehu pakënaqësi nga mungesa e dënimit publik të përzierjes në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë nga ana e disa vendeve fqinje.

Presidenti Ivanov, siç theksohet në kumtesë, i ka riafirmuar qëllimet strategjike të Republikës së Maqedonisë në lidhje me integrimet evropiane dhe euroatlantike dhe përkushtimin për përparimin e bashkëpunimit bilateral midis dy vendeve.

Në lidhje me NATO-n, Ivanov shprehu dëshpërim për shkak të standardeve të dyfishuara, mosrespektimin e gjykimit të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë dhe qeverisjes së të drejtës në rastin me Maqedoninë, ndërsa në lidhje me Bashkimin Evropian bëri thirrje në zhbllokimin e procesit të zgjerimit i cili e mobilizon dhe reformon shoqërinë.

“Presidenti Ivanov pret mbështetje më të qartë nga Mbretëria e Bashkuar në lidhje me realizimin e qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesë.

Ministri britanik theksoi se Mbretëria e bashkuar dëshiron një Maqedoni stabile dhe se nuk dëshiron të përzihet në punët e brendshme të shtetit. Ai shprehu mirëkuptim për revoltën e arsyeshme nga statusi kuo në lidhje me integrimet evropiane dhe euroatlantike dhe tregoi se do ta mbështesin Republikën e Maqedonisë në këtë plan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *