Wednesday , August 4 2021

Itali – Siçili: Marrëveshje për arbëreshët me ministrat e Shqipërisë dhe Kosovës!

Krerët e institucioneve më të larta të rajonit te Siçilisë dhe qytetit të Palermos kanë pritur në takime të ndara Ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi dhe homologun e tij Pandeli Majko.

Përpos pritjes protokolare, institucionet siçiliane u zotuan për të përmbushut kërkesat e parashtruara nga ministrat. Përfaqësuesit institucional u dakorduan për të përkrahur institucionalizimin e gjuhës dhe kulturës arbreshe, organizimin e javës së kulturës arbreshe dhe vizitën e kryetarit të Palermos në Prishtinë, përcjell Fakte.

Ministrat zhvilluan takime me kryetarin e Bashkisë të Palermos, Prof. Leoluca Orlando; Presidentin e Kuvendit Rajonal të Siçilisë, Gianfranco Miccichè, si dhe arbëreshin Gaetano Armao, Zv/President i Rajonit të Siçilisë.

Arbreshët në Siçili duhet të gëzojnë të drejtën për institucionalizimin e gjuhës dhe kulturës arbreshe, nënvizoj Ministri Gashi. Andaj, përkrahja e institucioneve regjionale do të mundësonte që kjo vlerë të kultivohej edhe si vlerë e shtuar e shtetit italian.
Po ashtu, ministrat Gashi e Majko propozuan organizimin e javës së kulturës arbreshe në Siçili, e cila do të promovonte trashëgiminë e çmuar të këtij komuniteti.

Ministri Gashi i bëri ftesë kryetarit të komunës së Palermos që të ju bashkohet krytarëve arbresh në vizitën e planifikuar në tetor në Prishtinë, ftesë kjo që u pranua nga z. Orlando.

Ministrat u shprehën se komuniteti arbëresh është një komunitet i rëndësishëm për shtetet tona. Prandaj qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë janë dakordësuar për të bashkëpunuar për zbatimin e projekteve që kanë të bëjnë me gjuhën dhe kulturën. Ata u shprehën se është e rëndësishme te ruhet trashëgimia kulture e arbëreshëve dhe për këtë qëllim kërkuan edhe një përkrahje më të madhe prej autoriteteve lokale.

Vizita e ministrave konkludoi me takimin me Presidentin e Kuvendit Rajonal, Gianfranco Miccichè, i cili u zhvillua në selinë e tij, Palazzo Reale, një pallat me histori 2050 vjeçare./Express

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *