Wednesday , November 14 2018

Itali: Shqiptari hyn për të grabitur, bie nga kati i tretë i banesës

Shqiptari hyn për të grabitur, por rrëzohet nga kati i tretë i banesës. Ngjarja ka ndodhur në Fogazzaro në komunën Loano të Italisë, teksa 23-vjeçari shqiptar me inicialet R.M ka hyrë në një banesë për të grabitur së bashku me një shqiptar tjetër, raportojnë mediat italiane.

Dy hajdutët janë ngjitur ne katin e tretë të banesës përmes tubit të shkarkimit të ujërave. Pasi janë futur brenda, dy shqiptarët kanë nisur të kërkojnë për para, por në këtë moment vjen pronari i shtëpisë, percjell Fakte

Të zënë në befasi, dy shqiptarët largohen me shpejtësi, por njëri prej tyre rrëzohet duke rënë nga ballkoni i katit të tretë, në tokë.

Shqiptari tjetër ende i paidentifikuar ka arritur të largohet. Ndërkohë i riu që u rrëzua ka pësuar dëmtime të shumta dhe është dërguar në spital nga anëtarët e Kryqit të Kuq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.